image Sveçla: S’e kam parë draft-propozimin e Ramës, anulimi i mbledhjes së qeverive ishte gabim

Politikë

Sveçla: S’e kam parë draft-propozimin e Ramës, anulimi i mbledhjes së qeverive ishte gabim

news image

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla i ka dhënë merita edhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për lirimin e tre policëve të Kosovës nga burgu në Serbi.

Ndër të tjerash, Sveçla ka folur edhe për draft-propozimin e Ramës ndërsa është shprehur i zhgënjyer për anulimin e mbledhjes së dy qeverive.

Ai theksoi se nuk e ka parë draft-propozimin e kreut të qeverisë Edi Rama për asociacionin ndërsa shtoi se prisnin që Shqipëria përpara se të bëjë drafte për Kosovën, fillimisht të dakordësohet me zyrtarët e këtij shteti.

Më tej ai nënvizoi se është zhgënjyer që u anulua mbledhja e dy qeverive.

“Roli i Shqipërisë në shoqërinë e Kosovës është i jashtëzakonshëm. Ne jemi një komb dhe Shqipëria e ka detyrë kushtetuese të interesohet për bashkombësit e vet kudo janë. Përsa i takon asaj iniciative, ne jemi të qartë se çfarëdo iniciative të merret të jetë në dakordësi me përfaqësuesit legjitim të Republikës sëKosovës. Ne presim ndihmë nga Shqipëria por kjo duhet të bëhet në dakordësi me institucionet e Kosovës. Unë nuk e kam parë këtë draft, jam i angazhuar në situatën aktuale të shkaktuar nga Serbia. Jam zhgënjyer që mbledhja mes qeverive nuk u zhvillua. Në mbledhje do të diskutonim për marrëveshje paraprake që janë të rëndësishme për të dy vendet. Arsyet pse u anulua kjo marrëveshje duhet të sqarohen por mendoj që ka qenë gabim anulimi i saj”- tha ai për Euronews Albania.

/GazetaSinjali/