Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas vendimit të ShBA-së për sanksionimin e bandës së krimit të organizuar në veri.
Sveçla në një postim në Facebook ka shkruar se sot u legjitimua lufta e tyre ndaj grupeve kriminale e krimit të organizuar, specifikisht në veri, ku u has në rezistencë nga banorët serbë.
“Nga aksioni i fundit i Policisë së Kosovës në 4 rajone të Kosovës me qëllim të goditjes së kontrabandës, në veri të Kosovës kishte rezistencë ndaj këtij aksioni me ç’rast mbetën të lënduar disa zyrtar policor e dëme të mëdha materiale. Sot u legjitimua lufta jonë ndaj grupeve kriminale e krimit të organizuar, specifikisht në veri, ku struktura të caktuara kanë rezistuar saherë kanë qenë cak i shkatërrimit.
Mirëpres sanksionin e ShBA-ve ndaj grupit kriminal me fushëveprim në Serbi dhe në Kosovë dhe ritheksoj se mbesim të pakompromis në luftimin e krimit, kontrabandës e korrupsionit që cënojnë rendin dhe sigurinë kudo në Kosovë”, tha Sveçla.
Sot, Zyra e Departamentit Amerikan të Thesarit ka sanksionuar 12 anëtarë të grupit të krimit të organizuar me bazë në veriun e Kosovës, duke përfshirë Zvonko Veselinoviqin dhe Milan Radojçiqin. /GazetaSinjali/