image Sveçla: Rama kontribuoi që policët të lirohen, të shtohet presioni ndaj Serbisë

Politikë

Sveçla: Rama kontribuoi që policët të lirohen, të shtohet presioni ndaj Serbisë

news image

Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla është deklaruar sërish pas lirimit të policëve të Kosovës nga burgu në Serbi.

Ai është shprehur se për lirimin e policëve dha një kontribut dhe kryeministri Edi Rama.

Më tej ai theksoi se faktori evropian dhe rajonal nuk duhet të mjaftohen vetëm me lirimin e policëve pasi sipas tij presioni ndaj Serbisë duhet të shtohet.

“Të gjithë nga pak, presioni për Serbinë ishte shumë i madh. Ne bllokuam të gjihë pikat kufitare për mallrat e Serbisë. Ishin shtetet aleate që u angazhuan që lirimi i policëve të ndodh sa më shpejt. Ishte dhe Rama që reagoi ashpër për këtë rast. Rama kontriboi që tre policët të lirohen. Unë besoj se angazhimi i faktorit, qoftë rajonal, qoftë evropian nuk duhet të mjaftohet me kaq. Do të duhet që ndaj Serbisë të shtohet presioni, pasi Serbia vazhdon të jetë faktor destabiliteti. Ne mbrëmë  kishim një sulm terrorist në oborrin e komunës së Mitrovisës së Veriut, prodhim i Serbisë”- tha ai në një intervistë për Euronews Albania.

/GazetaSinjali/