Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, nëpërmjet një postimi në Facebook ka njoftuar se policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për trafikim me drogë nga ku janë konfiskuar 17 kilogram dorgë, shkruan Gazeta Sinjali.
Tutje ai ka njoftuar se janë arrestuar edhe tre të dyshuar për korrupsion, ku dy prej tyre janë zyrtarë të Agjencionit Qendror të Prokurimit. /Gazeta Sinjali/