image Sveçla: Policia e Kosovës ofron rend dhe siguri në koordinim me aleatët ndërkombëtarë

Siguri

Sveçla: Policia e Kosovës ofron rend dhe siguri në koordinim me aleatët ndërkombëtarë

news image

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Bruksel, ku janë takuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Sveçla përmes një postimi në Facebook, ka deklaruar se janë zgjeruar propagandat nga të punësuarit e Serbisë, dhe se siguria e të gjithëve është detyrë dhe mandat i yni kushtetues e ligjor.

“Kohëve të fundit është shtuar e zgjeruar në lloje e metoda propaganda dhe dezinformacioni nga përkrahësit dhe të punësuarit e Serbisë. Natyrisht qëllimi i tyre është për t’ju shqetësuar e shtuar pasigurinë tek ju. Për çdo orë po shpërndahen kinse informata duke asociuar ndodhi nga e kaluara e largët dhe e dhimbshme”, ka shkruar ministri.

Sipas tij, bashkëpunimi i ngushtë, komunikimi i ndërsjellë dhe fryma e mirëkuptimit lehtësojnë zbatimin e misionit tonë.

“Policia e Kosovës është e përkushtuar dhe e gatshme që të ofrojë rend dhe siguri anë e mbanë Republikës së Kosovës në koordinim të ngushtë me partnerët dhe aleatët tanë ndërkombëtarë”, tha Sveçla.

Ministri Sveçla, shtoi se ligjshmëria, respektimi dhe zbatimi i vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës janë rruga e duhur dhe e vetme në mbrojtjen e frymës dhe vet institucioneve, sundimin e rendit e të ligjit dhe garantimin e sigurisë publike.

“Ne kemi qenë gjithnjë në rrugën e drejtë si popull e shoqëri. As u kemi shkaktuar të tjerëve padrejtësi as i kemi mbështetur ato kur u kanë ngjarë popujve të tjerë. Njëjtë jemi dhe sot, të gjithë bashkë për vendin tonë, për demokracinë e ligjin tonë “, përfundoi ai.

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, Kohëve të fundit është shtuar e zgjeruar në lloje e metoda propaganda dhe…

Posted by Xhelal Sveçla on Monday, November 21, 2022

/GazetaSinjali/