image Sveçla: Policët e dorëhequr nuk marrin paga, Gjuriq i suspenduar merr gjysmën e pagës

Politikë

Sveçla: Policët e dorëhequr nuk marrin paga, Gjuriq i suspenduar merr gjysmën e pagës

news image

Foto ilustruese


Të gjithë zyrtarëve policorë që kanë dhënë dorëheqje muajin e kaluar në veri të vendit u është ndaluar paga mujore.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka njoftuar se 50 për qind të pagës në muaj e ka marrë vetëm Nenad Gjuriq, i cili ka qenë komandant i policisë për Veri.

Sveçla arsyetoi pagesën për Gjuriqin, duke thënë se ai është i suspenduar.

Gjatë një raportimi në Komisionin Parlamentar për Administratë, ministri i MPB-së njoftoi se nga 574 zyrtarë policorë të dorëhequr, 80 prej tyre janë larguar nga Policia e Kosovës. Teksa theksoi se është një afat prej 1 muaji, kur zyrtari duhet të deklarohet për dorëheqjen dhe t’i dorëzojë veshjet.

“Çështjen e të dorëhequrve të zyrtarëve policorë nga rajoni i veriut, janë 574. Prej tyre në momentin kur ata nuk janë shfaqur në oraret e rregullta të tyre të punës, normalisht që janë ndërprerë pagat. Pagat janë kompensim për punën që një zyrtarë i shtetit e realizon. 80 nga ta tashmë Policia e Kosovës i ka larguar nga shërbimi policor duke qenë se kanë pasur lëndë dhe procedura të hapura qoftë disiplinore qoftë penale.

Ndërsa, janë 441 zyrtarë policorë që janë duke u kontaktuar nga zyrtarë të policisë së Kosovës me kërkesën që të deklarohen se kjo dorëheqje a është për shkak të presioneve qoftë fizike psikike apo të natyrave tjera… Pra, për të gjithë pagat janë ndaluar, meqenëse nuk janë dalë në punë. Ata të cilët për arsye të ndryshme që Policia e Kosovës është duke vlerësuar rreth presionit dhe që kthehen, do të ju vazhdohet marrëdhënia e punës. ”, theksoi Sveçla.

Këto komente ministri Sveçla i bëri gjatë një raportimi në Komisionin parlamentar për Administratë.

Për drejtorin e suspenduar, Nenad Gjuriq, Sveçla ka thënë se meqë është i suspenduar, ai vazhdon të paguhet me 50 për qind të pagës dhe se ai nuk ka ofruar dorëheqje.

“Sa i takon drejtorit rajonal të suspenduar, atij paga i vazhdon me 50 për qind, meqenëse është i suspenduar. Ai nuk ka ofruar dorëheqje dhe deri në momentin kur instancat e brendshme të policisë së Kosovës të marrin vendimin për të, ai vendim do të reflektoj edhe në pagën e tij”, tha ai. jo do të bëhet deri në një vendim tjetër të Policisë”, tha ai. Më 5 nëntor, të ftuar nga Lista serbe, u njoftua largimi i zyrtarëve policorë në veri të vendit.

/GazetaSinjali/