Xhelal Sveçla, Ushtruesi i detyrës si ministër i Punëve të Brendshme, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thyer protokollin e shtetit me vizitën e tij në Shqipëri gjatë ditës së sotme. E nëse ka qenë në një veturë me Behgjet Pacollin gjatë kthimit nga Shqipëria ai duhet t’i nënshtrohet karantinës.
“Lidhur me vizitën e presidentit në Republikën e Shqipërisë, deri më tani ne nuk kemi informacion që ka qenë me Behgjet Pacollin, kjo do të ishte një shkelje e rëndë e protokollit. Por nëse ai ka qenë i ulur në një veturë me zotin Behgjet Pacolli ai është i obliguar të futet në karantinë”, tha ai.
“Obligohet që t’i nënshtrohet karantinës, nëse presidenti Thaçi, ka qenë i ulur në veturë me Behgjet Pacollit atëhere ai do duhet t’i nënshtrohet karantinës që të mos vihen në rrezik qytetarët e vendit”, tha Sveçla.
Ai gjithashtu tha se i bën thirrje presidentit që nëse ka qenë afër me Pacollin të paraqitet sepse kështu rrezikohet siguria e qytetarëve gjatë kësaj kohe pandemie./Gazeta Sinjali/