image Sveçla kërkon gjetjen e personave që e dogjën xhaminë në Drenas

Kosovë

Reagim/ Sveçla kërkon gjetjen e personave që e dogjën xhaminë në Drenas

news image

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike (MPBAP) e ka dënuar djegien e xhamisë së fshatit Vërboc të Drenasit, shkruan Gazeta Sinjali.

Në reagimin publik të kësaj ministrie thuhet se ky “akt kriminal” dëmton rëndë tolerancën fetare në vend.

“Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike dënon fuqishëm aktin vandal të dëmtimit dhe djegies së xhamisë në fshatin Vërboc të Drenasit, duke thënë se ky akt kriminal synon të provokojë ndjeshmërinë e besimtarëve dhe dëmton rëndë tolerancën fetare dhe bashkëjetesën në vend”, thuhet në reagim.

Me këtë rast, u.d. ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla ka kërkuar angazhim maksimal deri në gjetjen e personave përgjegjës që e kanë kryer këtë vepër, të cilët thotë se duhet të dalin para drejtësisë dhe në këtë mënyrë të bëhet zbardhja sa më e shpejtë e këtij rasti.

Në fund, Sveçla ka falënderuar banorët e fshatit dhe përgjithësisht besimtarët, të cilët nuk kanë rënë pre e provokimeve që mund të jenë orkestruar prej qarqeve që kanë interesa në destabilizim e dobësim të shtetësisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/