image Sveçla i përgjigjet LDK-së për zgjedhjet në Podujevë: Ne iknim si kreshnikë e ata na ndiqnin si frikacakë

Politikë

Sveçla i përgjigjet LDK-së për zgjedhjet në Podujevë: Ne iknim si kreshnikë e ata na ndiqnin si frikacakë

news image

Ish-ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, njëherësh anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, ka komentuar deklaratat e kreut të LDK-së, Isa Mustafës, pas fitores së Shpejtim Bulliqit në zgjedhjet lokale të Podujevës, shkruan Gazeta Sinjali.

Sveçla përmes një postimi në Facebook u shpreh se i pari i LDK-së deklaron se partia e tij e merr humbjen si akt të demokracisë dhe sipas tij, gëzimin e Vetëvendosjes për fitoren në Podujevë e sheh si etje për pushtet.

“Kjo deklaratë qesharake po ma kujton batutën me atë malazezin i cili një betejë e shpjegon me fjalët: ‘Ne iknim si kreshnika e ata na ndiqnin si frikacak’”, shkroi ai.

/Gazeta Sinjali/