Ushtruesi i Detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme të qeverisë në detyrë, Xhelal Sveçla, i ka dhënë leje speciale kryetarit të Partisë së Serbëve të Kosovës (Partija Kosovskih – PSK), Aleksandër Jabllanovic.
Nga një dokument i siguruar shihet se Jabllanovicit i lejohet hyrja në Kosovë, derisa kreut të AKR-së, Behgjet Pacollit, nuk po i lejohet të futet në Kosovë pa u futur fillimisht në karantinë.
Kujtojmë se Jabllanovic ishte ministër për kthim dhe komunitete në qeverinë e Isa Mustafës, por ishte shkarkuar pas deklaratave fyese për nënat e Gjakovës.
Atëkohë, Lëvizja Vetëvendosje kishte bërë protesta dhe kishte kërkuar shkarkimin e Jabllanovicit./ Gazeta Sinjali/