image Konfirmon Sveçla: Nga sot është shtuar prezenca e Policisë në Veri

Politikë

Konfirmon Sveçla: Nga sot është shtuar prezenca e Policisë në Veri

news image

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar prezencën e shtuar të Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Ai përmes një postimi të bërë në Facebook ka thënë se për shkak të sulmeve të njëpasnjëshme ndaj zyrtarëve policor dhe qytetarëve në veri të vendit, është konsideruar e domosdoshme rritja e prezencës policore.

Postimi i plotë:

Policia e Kosovës ka mandat dhe detyrë ofrimin e sigurisë, garantimin e rendit dhe sundimin e ligjit.

Ditëve të fundit, pas sulmeve të njëpasnjëshme të armatosura ndaj zyrtarëve policor dhe qytetarëve në veri të vendit, rritja e prezencës policore me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët është vlerësuar e domosdoshme.

Sipas njoftimit tashmë zyrtar të Policisë së Kosovës, sot është shtuar prezenca e policisë së rendit në veri të vendit.

Lusim të gjithë qytetarët të ruajnë qetësinë dhe të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës të cilët janë duke u angazhuar për rend dhe siguri për të gjithë qytetarët pa asnjë dallim.

/GazetaSinjali/