image Sveçla e konfirmon se janë futur në karantinë komunat e veriut, nuk e përmend kush e mori vendimin

Kosovë

Deklaratë/ Sveçla e konfirmon se janë futur në karantinë komunat e veriut, nuk e përmend kush e mori vendimin

news image

Ushtruesi i Detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se Mitrovica e Veriut dhe Zveçani janë vendosur në karantinë për shkak të 16 rasteve të konfirmuara me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Sveçla ka thënë se masat janë ndërmarrë nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, mirëpo pa treguar nëse karantinimi është rekomanduar nga institucionet e Kosovës apo IKSHP.

“Komuna veriore e Mitrovicës dhe komuna e Zveçanit janë vendosur në karantinë për shkak të 16 rasteve të testuara pozitivisht me Covid-19. Sipas vlerësimeve dhe kërkesave të ekspertëve shëndetësorë, Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia, në bashkërendim me të gjitha Institucionet ka ndërmarrë vendimet dhe masat e duhura gjithnjë”, ka shkruar Sveçla.

Sveçla ndër të tjera ka thënë se është në kontakt të vazhdueshëm me drejtorin e policisë si dhe me KFOR-in.

Gazeta Sinjali mbrëmë ka raportuar ekspluzivisht se me vendim të Serbisë, dy komunat e Kosovës, Mitrovica Veriore dhe Zveçani janë futur në karantinë si dhe rreth 200 qytetarë në 5 komuna të vendit janë detyruar të izolohen me urdhër nga Beogradi.

Gazeta Sinjali po ashtu siguruar listat e Entit për Shëndetësi Publike të Serbisë dhe Stacionit Policor të Leposaviqit, të cilat përmbajnë emrat e personave që janë urdhëruar të vetizolohen. /GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=112702337052826&id=104000041256389&__xts__[0]=68.ARDPtSjo6VLr077zz98RHOb5C-D9U2g5YsUHU0-U5SxvNc0XCuCoNbT2Egn_JwiReyphThHp3uXJ4SHXzW0DB-al5fh2tX__bD29o4_wpvfYijST_An2pduuepbq4dTwL8cRkdGKBaMeQVOzh2F4qT3UG7KgdXqdtjjGLcBLW25EYSaY3v05-WGEtA1d-zq3CyTH-y2NrypF0H-UsAjhafWxjYAbR4DWVcSzpaOX09IGNcPgiGRzZDzhkXf0GEBIanze3grYbCVYWrQOieBq7Ud6P_TI2DrB4yV1_uznpLvhldNYAjyBYjOThWcSKzM9PyfB7aAryer4TaGlXPE&__tn__=-R