image Suspendohet zyrtari policor në Veri të Mitrovicës, dyshohet për pjesëmarrje në rrahje

Siguri

Suspendohet zyrtari policor në Veri të Mitrovicës, dyshohet për pjesëmarrje në rrahje

news image

Është supsenduar një zyrtar policor në Veri të Mitrovicës, pasi që i njëjti dyshohet për pjesëmarrje në një rrahje në gjendje të dehur në një kafeteri në këtë qytet, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu kanë bërë të ditur burime të Gazetës, të cilat njoftojnë se polici i suspenduar është D.V., nga stacioni policor në Mitrovicë të Veriut.

Gazeta Sinjali po ashtu mëson se në këtë rrahje ishin përfshirë edhe disa qytetarë.

Gazeta Sinjali ka raportuar në vazhdimësi për rastet e suspendimeve të zyrtarëve të Policisë së Kosovës.

Kurse për këtë rast, pas pak ju sjellë detaje të reja.

/GazetaSinjali/