Zyrtari policor H.M., nga stacioni policor në Fushë Kosovë është suspenduar për 72 orë nga Inspektorati Policor i Kosovës, mëson Gazeta Sinjali.
Kështu kanë bërë të ditur sinjalizuesit e Gazetës Sinjali të cilët njoftuan se përderisa zyrtari policor ishte rrugës në Fushë Kosovë me bashkëshorten e tij, i njëjti është përfshirë në një përleshje fizike me një qytetar afër një lokali.
Të njëjtit sinjalizues njoftojnë se zyrtari policor është suspenduar pasi që dyshohet se ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali edhe Inspektorati Policor i Kosovës, ku njoftuan se kanë rekomanduar suspendimin e këtij polici.