image Raportimi i Sinjalit/ Suspendohen rreshteri dhe 4 zyrtarët policorë në Prizren

Ekskluzive

Raportimi i Sinjalit/ Suspendohen rreshteri dhe 4 zyrtarët policorë në Prizren

news image

Pas dëshmive të publikuara ekskluzivisht nga Gazeta Sinjali, kur Njësia Speciale e Policisë në Prizren gjatë një aksioni policor në qendër të qytetit, torturoi e poshtëroi katër qyetarë duarlidhur në Prizren, janë suspenduar rreshteri Sami Hoti dhe katër zyrtarë policorë, që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në këtë rast.

Lajmin për konfirmimin e tyre e ka konfirmuar Inspektorati Policor i Kosovës.

“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë rekomanduar suspendimin e pesë  zyrtarëve policorë (një rreshteri dhe katër zyrtarëve policorë – që të gjithë punonjës në Njësinë Speciale Operative) me dyshimin se të njëjtit kanë tejkaluar autorizimet policore gjatë një intervenimi në një lokal në Prizren.

Lidhur me këtë rast që IPK ka qenë duke e hetuar nga IPK,  hetuesit kanë pranuar ankesë bazuar në të cilën pretendohet  se ka pasur  tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës kurse për rastin e njëjtë sot në media është  publikuar një audio- incizim.

 Hetuesit e IPK-së  në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.”

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/