Tre policët që u rrahën dje në Prishtinë, janë supsenduar për 48 orë. Vendimi është marrë me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Informacionin për suspendimin e policëve e ka konfirmuar për gazetën Policia e Kosovës.
“Lidhur me pyetjet e juaja që kanë të bëjnë me incidentin ku janë përfshirë zyrtarët policorë ju informojmë se, Policia e Kosovës ndaj tre zyrtarëve policor ka marrë vendim për suspendimin e përkohshëm në kohëzgjatje prej dyzet e tetë (48) orëve, për të vazhduar me procedurat e mëtejme nga autoritetet kompetente”, tha Policia për Gazetën Sinjali.
Gazeta Sinjali ka raportuar gjatë ditës së djeshme ekskluzivisht për këtë incident. Dyshohet se përleshja fizike mes policëve, dy prejt tyre të Njësisë Speciale “NJSI”, ka ardhur për shkak të mosmarrëveshjes në trafik.