image Suspendohen një doktoreshë, një motër medicionale dhe një punëtore në Lipjan

Kosovë

Vendim/ Suspendohen një doktoreshë, një motër medicionale dhe një punëtore në Lipjan

news image

Janë suspenduar nga puna një doktoreshë me inicialet O.Sh, një motër medicionale me inicialet M.Z dhe një punëtore me inicialet H.B në komunën e Lipjanit.

Ky suspendim është bërë për shkak të mosrespektimit të orarit të punës dhe mospërfilljes së situatës emergjente të shëndetit publik, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo është bërë e ditur nga vetë komuna e Lipjanit përmes një njoftimi për media.

“Me vendim të Drejtoreshës së Shëndetësisë, Dr. Merita Bytyqi janë suspenduar nga puna, Dr. O.Sh, motra Medicinale M. Z, dhe dhe punëtorja H.B, në QMF-Janjevë. Ky suspendim është marr për shkak të mos respektimit të orarit të punës dhe mos përfilljes së situatës emergjente të shëndetit publik të shpallur nga Qeveria Kosovës dhe përkundër faktit të janë dërguar vërejtje të shumta nga menagjmenti i QKMF-së në Lipjan”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

https://www.facebook.com/komunalipjan/photos/a.768200156525132/3095865413758583/?type=3&theater

Më tej, bëhet e ditur se personat janë suspenduar përkohësisht derisa të merret një vendim nga ana e komisionit disiplinor./Gazeta Sinjali/