image Suspendohen nga puna inspektorët e ATK-së të dyshuar për marrje ryshfeti

Kosovë

Njoftim/ Suspendohen nga puna inspektorët e ATK-së të dyshuar për marrje ryshfeti

news image

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka suspenduar nga puna dy inspektorët të cilët gjatë ditës së djeshme u arrestuan për marrje ryshfeti.

Në një komunikatë për media, ATK ka njoftuar se dy inspektorët të cilët dje u kapën në Fushë Kosovë për marrje ryshfeti prej 50 eurosh, janë suspenduar nga vendi punës për dyshimet se kanë keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar.

“Administrata Tatimore e Kosovës njofton opinionin publik se bazuar në informatat e pranuara nga organet kompetente dhe duke u mbështetur në nenin 69 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Kosovës, ka marrë vendim mbi pezullimin parandalues nga marrëdhënia e punës në ATK për dy inspektor G.J dhe A.J të cilët janë arrestuar nën dyshimet se kanë keqpërdor pozitën dhe autoritetit zyrtar’’, shkruhet në komunikatën e ATK-së

Administrata Tatimore e Kosovës, ka treguar se për çdo keqpërodrim të detyrës zyrtare do të dërgohet në organet kompetente për trajtim si dhe nëse shpallen fajtorë për vepra penale do të larojnë nga institucionet.

‘’Menaxhmenti i ATK-së siguron opinionin se çdo informatë e dëshmuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe rasteve korruptive do të dërgohet në organet kompetente për trajtim, dhe ndaj të gjithëve që shpallen fajtorë për vepra penale, do të ndërmerren masat e largimit nga marrëdhënia e punës në institucionin tonë’’, është thënë në komunikatë./ Gazeta Sinjali/