image Suspendimi i policëve për rastin e plagosjeve në ‘Duplex’, IPK thërret policinë në përgjegjësi

Siguri

Siguri/ Suspendimi i policëve për rastin e plagosjeve në ‘Duplex’, IPK thërret policinë në përgjegjësi

news image

Inspektorati Policor i Kosovës njofton se ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë të Njësive të Specializuara (NJSO – Njësitit Special Operativ) me inicialet G.P dhe I.H, lidhur me rastin e përleshjes së armatosur që ka ndodhur më 9 nëntor, në afërsi të lokalit të natës “Duplex”, në Prishtinë.

Poashtu për këtë rast IPK ka kërkuar informacione nga Policia Kosovës lidhur me veprimet/reagimet apo mos veprimet eventuale nga zyrtarët policorë që janë ndodhur afër vendit të ngjarjes sipas detyrës zyrtare apo edhe jashtë detyrës zyrtare.

“Hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë analizuar këto informacione si dhe disa video-incizime që janë siguruar nga kamerat e sigurisë në vendin e incidentit. Ky rast, bazuar edhe në  ligjin të IPK-së është iniciuar sipas detyrës zyrtare (ex officio).Më 18.11.2019 nga IPK është rekomanduar suspendimi i dy zyrtarëve policorë të Njësive të Specializuara (NJSO – Njësitit Special Operativ) me inicialet G.P dhe I.H deri në përfundim të hetimeve”, thuhet në njoftimin e tyre, transmeton Gazeta Sinjali.

Në koordinim me prokurorinë kompetente lënda është duke u hetuar në procedurë të rregullt me dyshimin se është kryer vepra penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.  /Gazeta Sinjali/