Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi u prit në emisionin “Oxygen” me këngë të klubit të Prishtinës.
Ballkani dhe Prishtina zhvilluan para dy javëve duelin mes tyre i cili përfundoi pa gola, ndërsa Ismet Munishi bëri deklarata të fuqishme.
Ndërsa në emisionin “Oxygen” ai u prit me këngë të Prishtinës, gjë të cilën Ismet Munishi e priti me sportivitet të madh./Gazeta Sinjali/