image Surpriza e radhës nga Sylvinho, një portier nga Superiorja në stol për miqësoren ndaj Bullgarisë

Futboll

Surpriza e radhës nga Sylvinho, një portier nga Superiorja në stol për miqësoren ndaj Bullgarisë

news image

Pas fitores së rëndësishme ndaj Republikës Çeke në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë sot miqësoren ndaj Bullgarisë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, me fillim prej orës 18:00.

Një risi në ekipin e “Kuqezinjve” është Alen Sherri, i cili ndodhet në bankën rezervë.

Portieri i Egnatias u ftua nga Sylvinho në vend të Elhan Kastratit, i cili nuk është ftuar për këtë ndeshje shkaku se është i sëmurë me grip.

Banka rezervë e Shqipërisë.
Alen Sherri

/GazetaSinjaliSport/