Pas fitores së rëndësishme ndaj Republikës Çeke në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë sot miqësoren ndaj Bullgarisë.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, me fillim prej orës 18:00.
Një risi në ekipin e “Kuqezinjve” është Alen Sherri, i cili ndodhet në bankën rezervë.
Portieri i Egnatias u ftua nga Sylvinho në vend të Elhan Kastratit, i cili nuk është ftuar për këtë ndeshje shkaku se është i sëmurë me grip.