image Supremja rikthen masën e pezullimit për rastin e hidrocentralit “Brezovica”

Drejtësi

Supremja rikthen masën e pezullimit për rastin e hidrocentralit “Brezovica”

news image

Është rikthyer masa e pezullimit në Gjykatën Supreme për punën e rastit të hidrocentraleve “Brezovica”.

GAIA dhe GLPS kanë bërë të ditur se Gjykata Supreme ka prishur aktvendimin e Apelit, ku thuhet se ndalja e punës së hidrocentralit ishte kundër interesit publik.

Arben Fetahu nga GLPS, në një konferencë për media ka thënë se aktgjykimi i Supremes është një fitore shumë e madhe për qytetarët e Shtërpcës, duke treguar se nuk kanë dërguar padi vetëm kundër lejes për hidrocentralin “Brezovica”.

“Është e vetmja që kemi pranuar deri më tash nga Ministria e Mjedisit edhe pse gati një vit kërkojmë lejet ujore për hidrocentralet në Shtërpcë, pra Sharri, Shtërpca e Viça”, deklaroi ai.

Fetahu shtoi se lejet dhe aktet tjera të Ministrisë janë dhënë me shkelje flagrante të së drejtës kushtetuese të qytetarëve dhe kjo është provë për anulimin e të gjitha lejeve.

Ndërkohë, Mevlude Skuroshi nga GAIA Kosovo, ka thënë se mirëpresin vendimin e Supremes. Ajo ka përmendur heshtjen e Ministrisë së Mjedisit karshi kësaj çështje./GazetaSinjali/