image Supremja e liron nga akuza ish-sekretarin e MPB-së, rasti “Pronto” përfundon pa asnjë të dënuar

Drejtësi

Supremja e liron nga akuza ish-sekretarin e MPB-së, rasti “Pronto” përfundon pa asnjë të dënuar

news image

Gjykata Supreme e ka liruar nga akuza ish-sekretarin e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Ilhami Gashi, që akuzohej në rastin e njohur si “Pronto”

Gashi ishte liruar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, por ishte shpallur fajtor nga Gjykata e Apelit. Kjo e fundit e kishte dënuar atë me një vit e katër muaj burgim me kusht, e që deri para këtij vendimi ishte i vetmi nga 11 të akuzuarit e këtij rasti me një aktgjykim dënues, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndaj këtij vendimi avokati i tij kishte ushtruar kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatën Supreme, e cila gjykatë me vendimin e 22 nëntorit 2021 e ka aprovuar këtë kërkesë të mbrojtësit dhe ka vendosur që përfundimisht Gashi të lirohet nga akuza për veprën penale “shkelja e statusit të barabartë të Shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës”.

/GazetaSinjali/