Sot do të jenë dy përballje në kuadër të xhiros së 13-të të BKT Superligës së futbollit, shkruan Sinjali Sporti.
Ballkani kundër Dritës do të jetë dueli kryesor. Ky takim do të jetë një ballafaqim direkt për vendin e parë në tabelë.
Aktualisht, lidere është Drita, kurse Ballkani është renditur në vend të dytë.
Ndërsa gjilanasit gjenden në vendin e tretë dhe me një fitore eventuale dhe një barazim në Suharekë, mund ta marrin primatin.
Nga ana tjetër, Prishtina po ashtu ka nevojë për pikë për të mbetur në hap me skuadrat e epërme të tabelës.
E Drenica po synon ta vazhdojë punën e mirë të këtij sezoni me një fitore në shtëpi ndaj Ulpianës.
Por Llapi do të ketë punë të vështirë ta mund Malishevën.
Llapjanët kanë ngritje të formës në xhirot e fundit e debutuesi i Superligës ka rënie, pas fillimit të furishëm.
Dukagjini ndërkohë do të mundohet t’i mbajë pikët në shtëpi pas duelit që do ta ketë me Feronikelin.
Tri nga këto ndeshje do të zhvillohen të shtunën, ndërsa dy do të zhvillohen të dielën.