Superliga e Kosovës zhvillon xhiron e radhës në mesjavë, transmeton Sinjali Sport.
Elita e basketbollit kosovar ka në program ndeshjet e javës së tetë, ku sot luhen dy takime.
Sigal Prishtina pret në Pallatin e Rinisë dhe Kulturës skuadrën nga Gjilani, Dritën, me fillim nga ora 17:00.
Përderisa derbi i kësaj xhiroje është ai në mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës.
Kryendeshja e kësaj xhiroje luhet në Suharekë me fillim nga ora 19:00.
Ylli ka tri fitore dhe katër humbje në këtë edicion, kurse mitrovicasit pesë fitore dhe një humbje. ‘Xehetarët’ kanë mundur therandasit në Superkupën e Kosovës dhe në xhiron e parë 72:69, andaj pritet një sfidë interesante. /Gazeta Sinjali Sporti/