Në kuadër të Ipko Superligës së Kosovës në futboll, sot do të zhvillohen tri ndeshje.
Ndeshjet të zjarrta pritet të zhvillohen në Gjilan e Mitrovicë, transmeton Gazeta Sinjali.
Në qytetin e Gjilanit takohen Gjilani dhe Prishtina, dy skuadra me pretendime për titullin kampion. Ndërsa në Mitrovicë, do të ndeshen Trepça 89 dhe Drita.
Ndeshje tjetër që do të zhvillohet sot është edhe ajo në mes Llapit dhe Flamurtarit në qytetin e Podujevës.
Të gjitha ndeshjet e Ipko Superligës së Kosovës do të fillojnë në ora 12:55./Gazeta Sinjali/