image Super projekti “Phantom” i Butrint Imerit thyen rekord shikimesh, 1 milion për më pak se 24 orë

Bota e Yjeve

Super projekti “Phantom” i Butrint Imerit thyen rekord shikimesh, 1 milion për më pak se 24 orë

news image

Super projekti “Phantom” i këngëtarit të mirënjohur Butrint Imerit ka arritur 1 milion klikime brenda 24 orëve në platformën “You Tube”, shkruan Gazeta Sinjali.

Suksesi i kësaj kënge ishte nuhatur edhe kur këngëtari i hiteve kishte publikuar vetëm trailerin e saj në Instagram.

Projekti “Phantom” e solli Butrintin me një rrymë dhe stil shumë më ndryshe se sa adhuruesit janë mësuar ta shohin, por duket se adhuruesit e muzikës së tij e kanë pëlqyer këtë ndryshim.

Jo vetëm stili dhe rryma e muzikës ishin befasia e këtij super projekti.

Në këtë projekt Butrinti ka zgjedhur modelen bukuroshe dhe super seksi, Arta Nitaj, e cila u shfaq me skena super të nxehta./Gazeta Sinjali/