image Supë me perime

Recetë/ Supë me perime

news image

Një recetë shëndetshme dhe shumë e shijshme për mëngjes është supa me perime.

Përgatitet për 30 minuta dhe është e paraparë të shërbehet për 8 persona, transmeton Gazeta Sinjali.

Përbërësit: 80 gr qepë e njomë, 80 gr karotë, 100 gr kungulleshkë, 5 gr majdanoz, 330 gr patate, 3 gr kripë, 2 gr piper i zi, 700 gr ujë, 3 gr hudhër, 60 gr selino, 350 gr domate, 110 gr proshutë e tymosur, 200 gr fasule (fagioli borloti), 250 gr kungull, 60 gr vaj ulliri, 150 gr presh, 400 gr lulelakër, 200 gr bizele, 0.5 gr arrëmyshk, 6 gr rozmarinë dhe 2 gr gjethe dafine.

Përgatitja: Si fillim, për të përgatitur këtë supë duhet të lani mirë të gjitha perimet. I merrni me radhë një nga një të gjitha perimet (kungullin, kungulleshkën, lulelakrën, preshin, pataten, domaten, karrotën, hudhrën dhe qepët e njoma). I pastroni dhe i presni në kubikë të vegjël.
Gjithashtu të njëjtin proces e bëni edhe me majdanozin dhe proshutën e tymosur. Merreni tenxheren dhe hedhni vajin e ullirit dhe shtoni qepët e njoma, selinotë dhe karrotat. I përzieni së bashku, në mënyrë që të mos ngjiten. Më pas shtoni dhe hudhrat. Këtë përzierje e bashkoni me proshutën, e cila i jep shije supës. Merrni rozmarinën dhe i lidhni me një spango dhe i hedhni tek përzierja që keni bërë deri në këtë moment. Më pas hedhni të gjitha perimet me radhë (preshin, kungullin, lulelakrën, patatet, fasulet, kungulleshkat, domatet) dhe në fund shtoni ujin. I vendosni kapakun tenxheres dhe i leni të gjitha perimet të zihen për rreth 30 minuta.
Në 15 minutat e para të zierjes hedhni hudhrat dhe në fund hedhni majdanozin. Pasi perimet të jenë zierë, hedhni 50 gr ujë sërish nëse duani të keni një supë të lëngshme ose më pak nëse nuk e dëshironi të tillë. Në fund heqni tufën e rozmarinës dhe supa është gati./Gazeta Sinjali/

Supë me Perime