image Supë dimërore - receta e duhur për mëngjesin e sotëm

Recetë/ Supë dimërore – receta e duhur për mëngjesin e sotëm

news image

Nëse dëshironi të ngrohni barkun dhe shpirtin njëkohësisht, atëherë përgatisni këtë supë dimërore dhe merrni energji nga vetëm një pjatë.

Kjo supë përgatitet për gjashtë minuta dhe masa e dhënë në këtë artikull parashihet të shërbehet për gjashtë persona, shkruan Gazeta Sinjali.

Përbërësit: 50 gr thjerrëza, 50 gr fasule të kuqe, 50 gr thjerrëza të kuqe, 50 gr fasule të konservuara, 100 gr spinaq, majdanoz, kripë, piper, vaj ulliri dhe 50 gr koçkulla.

Përgatitja: I hedhni të gjitha bishtajoret përveç fasuleve të konservuara në një enë për zierje, i shpëlani mirë dhe i vendosni të ziehen përreth 10 minuta. Më pas ua derdhni ujin, shtoni 1 litër ujë dhe më pas i vëni të zihen përreth 30 minuta të tjerë. Shtoni edhe fasulet e konservuara, vajin e ullirit, kripën, piperin dhe spinaqin e grirë. I lëni të vlohen dhe për 10 minuta të tjerë dhe supa është gati./Gazeta Sinjali/