Nëse dëshironi të ngrohni barkun dhe shpirtin njëkohësisht, atëherë përgatisni këtë supë dimërore dhe merrni energji nga vetëm një pjatë.
Kjo supë përgatitet për gjashtë minuta dhe masa e dhënë në këtë artikull parashihet të shërbehet për gjashtë persona, shkruan Gazeta Sinjali.
Përbërësit: 50 gr thjerrëza, 50 gr fasule të kuqe, 50 gr thjerrëza të kuqe, 50 gr fasule të konservuara, 100 gr spinaq, majdanoz, kripë, piper, vaj ulliri dhe 50 gr koçkulla.
Përgatitja: I hedhni të gjitha bishtajoret përveç fasuleve të konservuara në një enë për zierje, i shpëlani mirë dhe i vendosni të ziehen përreth 10 minuta. Më pas ua derdhni ujin, shtoni 1 litër ujë dhe më pas i vëni të zihen përreth 30 minuta të tjerë. Shtoni edhe fasulet e konservuara, vajin e ullirit, kripën, piperin dhe spinaqin e grirë. I lëni të vlohen dhe për 10 minuta të tjerë dhe supa është gati./Gazeta Sinjali/