image Suma flet për gjendjen e të prekurve me koronavirus në Han të Elezit

Kosovë

Shëndetësi/ Suma flet për gjendjen e të prekurve me koronavirus në Han të Elezit

news image

Deri tani në Komunën e Hanit të Elezit janë 7 raste të prekura me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryetari i kësaj komun, Refki Suma, tha për Gazetën Sinjali se gjendja e tyre shëndetësore është stabile.

“Nga data 10.4.2020 deri më 23.4.2020 kemi gjithsej shtatë raste të prekur me virusin COVID-19. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë dhe stabile”, tha Suma.

I pari i Hanit të Elezit tha se deri sot nuk ka asnjë pacient me koronavirus të shëruar në këtë komunë.

Suma thotë se janë duke e menaxhuar mirë këtë situatë dhe që nga fillimi i pandemisë janë marrë të gjitha masat e nevojshme.

“Në përgjithësi mirë e kemi menaxhu këtë situatë. Që në fillim e kemi themeluar Këshillim Komunal për Parandalimin e Koronavirusit. Kemi mbajtur disa takimi sipas nevojës dhe i kemi koordinuar të gjitha punët dhe aktivitetet. Fillimisht është bërë dezinfektimi i të gjitha objekteve publike, shëndetësore, veturave të ndihmës së shpejtë dhe rrugët lokale. Që nga fillimi i kësaj pandemie në Kosovës, QKMF “Dr Mendu Kaloshi” nga Hani i Elezit ka kujdestaruar vazhdimisht në pikën kufitare ku janë kontrolluar të githë qytetarët që kanë hyrë në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e tij.

Kryetari i Hanit të Elezit thorë se komuna që ai udhëheq ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me personat e prekur dhe të tillët janë furnizuar me të gjitha gjërat e nevojshme.

“Gjithashtu, kemi mbajtur lidhje të pandërprera me të gjitha rastet e prekura me koronavirus, si ato pozitive ashtu edhe rastet e tjera të dyshuara që ishin në vetizolim. Këto familje vazhdimisht janë kontaktuar në lidhje me gjendjen e tyre shëndetësore dhe materiale, si nga ana e komunës ashtu edhe nga ana e QKMF-së, të gjitha familjeve të prekura u është ndihmuar edhe me gjëra ushqimore e të tjera që kanë pasur nevojë”, tha ai.

Sfidë më e madhe për Komunën e Hanit të Elezit, Suma thotë se ka qenë kërkesa për testimin e personave të dyshuara me koronavirus të cilët ai thotë se janë lënë të presin 10 ditë nga IKSHPK-ja.

Përballimin e kësaj situate, Suma thotë se e kanë ndihmuar edhe donacionet e shumta që kanë pranuar, si nga Ministria e Shëndetësisë ashtu edhe nga donatorët e tjerë.

“Gjithashtu, ndihmë dhe donacione kemi patur të mjaftueshme si nga Ministria e Shëndetësisë e cila ka pajisur vazhdimisht QKMF-në me pajisje personale mbrojtëse dhe të tjera sipas kërkesës. Por, edhe nga donatorë të tjerë, si: Fondacioni “Bonevet”, kompania “Madekos”, kompania “Ballkani petrol”, që të gjitha me pajisje mbrotjëse personale. Pastaj donacione në gjëra ushqimore dhe material higjienik ishin këta donatorë: “VivaFresh”, “Elkos-ETC”, fondacioni “Labinot Tahiri – Labi”, shoqata “Jetimat e Ballkanit”, fondacioni “Firdeus” – Hoxha Elvis Naçi & “Shqiptarët për Shqiptarët” në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të H.Elezit & shoqata “Bereqeti”, “UNICEF”, “Kryqi i Kuq i Kosovës”, “Alba Group”, Komuna Hani i Elezit, “TIKA” turke, kompania “Ilion group” nga Gjermania”, ka thënë ai.

Në fund, Suma apeloi qytetarët e komunës që ai udhëheq që të vazhdojnë me respektimin e vendimeve të qeverisë, të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos dalin pa nevojë. /Gazeta Sinjali/