image Sulmuesi i Liverpool që ende s'ka shënuar gol në "Anfied" këtë sezon

Futboll

Futboll/ Sulmuesi i Liverpool që ende s’ka shënuar gol në “Anfied” këtë sezon

news image

Roberto Firmino nuk e ka shënuar asnjë gol për Liverpoolin në “Anfield” këtë sezon në të gjitha garat.

Sulmuesi Brazilian përbën treshen sulmuese së bashku me Manen dhe Salah, që po rrëzojnë të gjithë këtë sezon.

Megjithatë, formën që e kishte edicionin e kaluar, Bobby Firmino nuk po e transmeton edhe këtë sezon, shkruan Gazeta Sinjali.

Në 21 ndeshjet e luajtura në shtëpi, Firmino s’ka realizuar asnjë gol, e që faktikisht është puna e tij.

Poashtu, në 9 ndeshjet e fundit të Liverpoolit, braziliani nuk e ka gjetur rrugën e golit.

Hera e fundit kur ai realizoi në “Anfield Road” ishte 9 prilli i vitit të kaluar në ndeshjen ndaj Portos në Champions League në fitoren 2:0./Gazeta Sinjali/