Në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, dje dy persona kanë sulmuar me thikë një tjetër, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson se viktimës i është ofruar tretman mjekësor si pasojë e lëndimeve trupore.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se të dyshuarit janë arrestuar, mirëpo pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë liruar.