image Sulmon një person zyrtar në Zubin Potok, arrestohet nga policia

Siguri

Sulmon një person zyrtar në Zubin Potok, arrestohet nga policia

news image

Në Zubin Potok është arrestuar një person i nacionalitetit shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht Punëtorin e Agjencisë Kosovare të Pylltarisë, me nacionalitet serb, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30.

Gjithashtu është bërë e ditur se pas intervistimit i dyshuari është liruar.

/Gazeta Sinjali/