Dy persona janë arrestuar dje në Pejë pasi që të njëjtit e kishin sulmuar fizikisht një person tjetër duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Kjo ngjarje ka ndodhur në rrugën “Perandori Justijan”, rreth orës 14:30, ka bërë të ditur një sinjalizues i Gazetës Sinjali.
Ai ka thënë se policia ka dalë menjëherë në vend të ngjarjes dhe ambulanca. Sipas këtij sinjalizuesi viktima është dërguar për tretman mjekësorë në Spitalin e Pejës. /Gazeta Sinjali/