image Sulmojnë fizikisht dy persona në Ferizaj, arrestohen katër të dyshuar

Siguri

Sulmojnë fizikisht dy persona në Ferizaj, arrestohen katër të dyshuar

news image

Katër persona janë arrestuar dje në rrugën “Faton Vehbiu” në Ferizaj pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë kanosur dhe kanë tentuar t`i sulmojnë dy viktima meshkuj, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Ferizajit, Agim Gashi, i cili ka thënë se dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

“Në rrugën “Faton Vehbiu”, në Ferizaj, dje rreth orës 13:30, janë arrestuar katër të dyshuar pasi që, pas një mosmarrëveshje kanë kanosur dhe kanë tentuar t’i sulmojnë dy viktima meshkuj. Dy janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy janë liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Gashi për Gazetën Sinjali.

/Gazeta Sinjali/