image Sulmojnë fizikisht dy persona, arrestohen katër të dyshuar në Gjilan

Siguri

Sulmojnë fizikisht dy persona, arrestohen katër të dyshuar në Gjilan

news image

Dje rreth orës 12:40 në Gjilan, janë arrestuar katër persona, pasi që të njëjtit dyshohet se pas një mosmarrëveshje i kanë sulmuar fizikisht dy persona tjerë, raporton Gazeta Sinjali.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se kjo ngjarje ka ndodhur konkretisht në fshatin Bresalc të qytetit të Gjilanit.

Nga ky incident dy viktimat, meshkuj, kanë pësuar lëndime të lehta dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, të dyshuari janë dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e PK-së./Gazeta Sinjali/