Një person është arrestuar në Gjilani, pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë, shkruan Gazeta Sinjali.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur të mërkuren në orën 17:00, por arrestimi i tij pas angazhimeve të Policisë së Kosovës është bërë dje.
“Njësia policore, pas angazhimeve intenzive ka arrit të identifikoj dhe të arrestoj të dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/