Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar seksualisht një të mitur, shkruan Gazeta Sinjali.
Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 08:06 në Fushë Kosovë.
Lidhur me rastin, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.