image Dënohet Shpejtim Bulliqi për sulmin ndaj qytetarit në QKMF

Drejtësi

Dënohet Shpejtim Bulliqi për sulmin ndaj qytetarit në QKMF

news image

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, është shpallur fajtor për sulmin ndaj qytetarit, Ramadan Zymeri, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali se Bulliqit i është dhënë urdhri ndëshkimor dhe i shqiptohet dënimi me gjobë.

Gjykata Themelore e Prishtinës, Dega në Podujevë, më 1 mars e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 500 euro Bulliqin, i cili detyrohet që gjobën ta paguajë brenda 15 ditësh, në të kundërtën dënimi do t’i zëvendësohet me burgim.

/GazetaSinjali/