Shqiptari Argjend Canaku, 23 vjeç, është dënuar me 22 muaj burg në Angli pasi sulmoi një grup personazh me shkop bejsbolli dhe me thikë, teksa ka hyrë në një dyqan në Oksford.
Avokatja e tij kërkoi nga gjykatësi një dënim me kusht duke thënë se ai kishte kaluar një fëmijëri traumatike në Shqipëri pasi babai i tij polic ishte vrarë. Pasi kërkoi azil në Britani, ai kishte qëndruar për pak kohë me një burrë të moshuar përpara se të strehohej nga shërbimet sociale.
Gjykatësit iu tha se Argjend Canaku i armatosur me një shkop bejsbolli dhe thikë ndoqi një grup meshkujsh përreth dyqanit.
Sipas “Daily Mail”, shënjestra ishte një person midis tyre që kishte sulmuar Canakun.
Ky i fundit është arrestuar disa herë për drogë dhe dhunë, por asnjëherë nuk është dënuar.