image Sulmoi fizikisht gruan e tij, arrestohet një person në Gjilan

Siguri

Sulmoi fizikisht gruan e tij, arrestohet një person në Gjilan

news image

Një grua ka raportuar në Polici se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas policisë, viktima nga plagët e marra është dërguar në spital për tretman mjekësor, ndërkohë i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur dje rreth orës 11:30 në Gjilan, ndërkohë rasti në polici është trajtuar si “Dhunë në familje”./GazetaSinjali/