image Sulmoi babain me sëpatë, arrestohet qytetari nga Malisheva

Siguri

Sulmoi babain me sëpatë, arrestohet qytetari nga Malisheva

news image

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F.K nga Malisheva, për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Sipas Prokurorisë Themelore në Gjakovë, F.K, ka sulmuar babain e tij me bisht sopate, kësisoj duke i shkaktur lëndime trupore prindit të tij.

“Prokuroria njofton se, më 14.02.2022, në komunën e Malishevës saktësisht ne shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri me dashje dhe me mjet të fortë, i shkakton lëndime trupore të dëmtuarit, babait të tij N.K. Pas një mosmarrëveshje, i pandehuri e sulmon fizikisht të dëmtuarin duke e goditur dy herë në regjionin e shpinës me një bisht sëpate, kështu duke i shkaktuar të dëmtuarit lëndime të lehta trupore, të përshkruara në raportin mjekësore të lëshuar nga QKMF Malishevë”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se, prokurori i rastit ndaj të pandehurit F.K., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

I pandehuri, me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 15 shkurt 2022.

/GazetaSinjali/