image Sulmohet seksualisht një vajzë në Prizren

Siguri

Sulmohet seksualisht një vajzë në Prizren

news image

Një vajzë është sulmuar seksualisht, dje rreth orës 12:10, në Prizren, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia njofton se rastin e ka raportuar babai i saj, i cili ka thënë se e bija e tij është ngacmuar seksualisht nga një person i gjinisë mashkullore.

Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se policia ka arritur të arrestojë të dyshuarin, i cili me urdhër të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/