Një vajzë në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë-Kosovë ka qenë viktimë e sulmit seksual dje rreth orës 15:00, raporton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali merr vesh nga burimet e saj brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë se në denoncimin që e ka bërë në polici, ajo ka deklaruar se është sulmuar seksualisht nga një person i gjinisë mashkullore, derisa ka qenë në ashensor.
Ajo u ka thënë hetuesve policorë se nuk e njeh personin që e ka sulmuar seksualisht./Gazeta Sinjali/