Një grua raportohet se është sulmuar seksualisht dje në Rahovec.
Siç ka njoftuar policia i dyshuari për këtë rast është një mashkull, kurse rasti me vendim të prokurorit shkon në procedurë të rregullt.
“SULM SEKSUAL /Rahovec 14.10.2022 – 10:30. Raportohet se i dyshuari mashkull ka sulmuar seksualisht viktimën femër. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia.