Një person është arrestuar në Vushtrri pasi ka sulmuar seksualisht një vajzë të mitur, shkruan Gazeta Sinjali.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur mbrëmë në orët e pasdites.
“Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe posedon raport. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/