image Sulmohet një zyrtar policor në Baicë të Gllogocit

Siguri

Sulmohet një zyrtar policor në Baicë të Gllogocit

news image

Edhe një rast i sulmeve ndaj zyrtarëve policorë është shënuar në Kosovë, më saktësisht në Baicë të Gllogocit, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka mësuar prej burimeve brenda në Polici se dje rreth orës 16:30, në po këtë fshat, është sulmuar një polic.

Dy persona janë arrestuar pasi dyshohen se u përfshinë në një aksident trafiku, e me të arritur Policia në vendngjarje kishin kërcënuar dhe kishin penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës.

Gjatë arrestimit, siç mëson Sinjali, të dy personat dyshohet se sulmuan një polic duke i shkaktuar edhe lëndime trupore.

Viktima, po ashtu dy të dyshuarit, kanë pranuar tretman mjekësor. /Gazeta Sinjali/