image Sulmohet një person në Mitrovicën e Veriut, tre personat e dyshuar ende të paidentifikuar nga Policia

Siguri

Sulmohet një person në Mitrovicën e Veriut, tre personat e dyshuar ende të paidentifikuar nga Policia

news image

Një person pretendon se dje rreth orës 19:20 në afërsi të objektit të Telekomit në Mitrovicën e Veriut, është sulmuar fizikisht nga tre persona të dyshuar të cilët deri më tani nuk kanë arritur që të identifikohen nga autoritetet, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson se viktima (emri i njohur për redaksinë), ka shkuar në stacionin policor në Mitrovicën e Veriut ku ka deklaruar se është sulmuar nga tre persona, të cilët po mbanin kapuç në kokë.

Viktima është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Mitrovicës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar se ka lëndime të lehta trupore.

Sinjali mëson se rasti është cilësuar si ‘Lëndim i lehtë trupor’, teksa për hetimet lidhur me rrethanat e ngjarjes, pritet të merren pamjet vendi i ngjarjes i cili vëzhgohet nga kamerat e sigurisë.

/GazetaSinjali/